Studio master në programin unik – Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT

06/10/2021

Dëshironi një program unik të studimit që ndërlidh menaxhimin, biznesin dhe ekonominë?

 

UBT ofron programin e avancuar të nivelit master, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, program ky që iu siguron studentëve njohuri në të gjitha dimensionet e organizimit dhe menaxhimit.

 

Fusha e ekonomisë, inxhinierisë, prokurimit publik, marketingut dhe shitjes, ndërmarrësisë dhe promovimit të investimeve dhe zhvillimit ekonomik, janë fusha në të cilat studentët do të mund të bëhen ekspertë dhe profesionistë të kompletuar.

 

Infrastruktura moderne është një nga arsyet që suksesi i studentëve të UBT-së është i garantuar, duke iu mundësuar atyre ndjekjen e ligjëratave dhe mësimeve si për nga ana teorike ashtu edhe për nga ajo praktike.