Studio master në programin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT

15/09/2021

UBT ofron programin e nivelit master, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, programin më inovativ në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga ku studentët do të mund të zgjerojnë edhe më shumë njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë fushë.

 

Duke qenë programi më i kërkuar si dhe më cilësori në vendin tonë, UBT ka sjellë inovacionet më të njohura ndërkombëtare që me kombinimin e infrastrukturës moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative, mund të zhvillohen kërkime shkencore e finalizohen projekte të ndryshme të kësaj fushe.

 

Nga ky program studentët e UBT-së do të formohen profesionalisht si ekspertë në fushën e inxhinierisë softuerike, databazës dhe sistemeve informative, shkencës së të dhënave, inxhinierisë së komunikimit, programimit të web-it, multimedias dhe vizualizimit, e informatikës shëndetësore.

 

Me ekspertët më të mirë që ka vendi në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, si dhe laboratorët më të sofistikuar të sigurisë dhe privatësisë, zhvillimit të softuerëve, modelimit, simulimit dhe vizualizimit, rrjetave kompjuterike, telekomunikimit, robotikës, si dhe laboratorin e realitetit virtual, UBT studentëve u ofron një përgatitje profesionale për një karrierë që gjithmonë ata kanë ëndërruar.