Studio master në programin Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm

14/09/2021

UBT për të gjithë studentët ofron programin e studimeve të nivelit master Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm, program ky që po sjellë praktikat më të mira të fushës urbanizmit.

 

Ky program është i bazuar në nevojat zhvillimore dhe në kërkesat aktuale të tregut lokal dhe rajonal të punës, kërkesë kjo që është rritur vazhdimisht viteve të fundit për profesionistë të planifikimit.

 

Nga programi i nivelit master, Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm, UBT do të nxjerrë ekspertë të ardhshëm për identifikimin dhe analizën e problemeve hapësinore, urbanistike dhe zhvillimore, duke dhënë një kontribut të madh në shoqërinë tonë në nxjerrjen e profesionistëve të rinj, në një fushë krejtësisht të re.

 

Studentët që do të studiojnë në programin Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm, do të kenë mundësi të zbatojnë njohuri të avancuara bazuar në aspektet njerëzore, teknike, ambientale dhe sociale, si dhe do të jenë kompetentë për të zgjidhur probleme të natyrës hapësinore, urbanistike, mjedisore dhe të natyrës së zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Përmes sjelljes së teknologjisë më të fundit, UBT ua ka lehtësuar studentëve ndjekjen e ligjëratave dhe marrjen e njohurive, duke digjitalizuar mësim, si dhe duke sjellur praktikat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare.