Studio master në programin E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane e Biznesit në UBT

24/10/2022

Programi E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane e Biznesit në nivelin master në UBT ofron një kurrikulë unike të bazuar në modelet më të mira të institucioneve arsimore evropiane dhe amerikane, duke u mundësuar studentëve thellimin e njohurive rreth fushës së drejtësisë ndërkombëtare dhe biznesore.

Programi përqendrohet në fushat kryesore të së drejtës biznesore evropiane dhe ndërkombëtare, duke inkorporuar trajtat e kontekstit lokal, teksa lëndët dhe metodologjia e mësimdhënies mundësojnë kërkim shkencor mbi të drejtën biznesore.

UBT për studentët e programit E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane e Biznesit ofron një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, të cilat do të jenë në shërbim për përfitimin dhe përforcimin e njohurive të tyre rreth fushës.

Studentët pas diplomimit do të jenë në gjendje të identifikojnë dhe formojnë çështjet ligjore dhe biznesore, të cilat kanë të bëjnë me çështjet e një situate apo problemi të përshkruar, si dhe do të kenë njohuritë dhe aftësitë për të përdorur mjetet themelore të hulumtimit ligjor dhe të biznesit.

Ndër të tjera, studentët do të thellojnë njohuritë e tyre rreth procesit në hartimin dhe zbatimin e një dizajni koherent dhe efektiv kërkimor, do të zotërojnë njohuri themelore të natyrës dhe burimeve të standardeve etike të profesionit ligjor dhe të biznesit, si dhe të proceseve për njohjen dhe adresimin e dilemave etike.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!