Studio master në programin E Drejta Civile dhe e Pronës në UBT

21/10/2022

Programi E Drejta Civile dhe e Pronës në nivelin master në UBT, është një program që ofron kurrikulë multidisiplinare të bazuar në modelet më të mira të institucioneve të arsimit në Evropë dhe Amerikë, duke u mundësuar studentëve thellimin e njohurive rreth fushës së drejtësisë.

Zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësive hulumtuese është pjesë e programit, duke ofruar një pasqyrë të pronësisë intelektuale, marrëveshjeve ndërkombëtare për tregti të lirë, zbatimin e ligjit, legalizimin e pronësisë, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë të tregut ndërkombëtar.

UBT ofron një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, të cilat do të jenë në shërbim të secilit student për të përfituar dhe përforcuar njohuritë rreth fushës së studimit nëpërmjet praktikës.

Studentët do të fitojnë njohuri të thella mbi kornizën ligjore, materiale dhe procedurale, duke përfshirë njohuritë e detajuara të parimeve dhe instituteve të së drejtës civile, aftësi për të vlerësuar pikëpamjet kryesore teorike që janë në themel të dispozitave ligjore, aftësi për të zgjidhur problemet në teori dhe praktikë përmes përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore dhe për të vlerësuar relevancën e fakteve.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!