Studio master në Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë

15/10/2020
Keni vendosur që të studioni master dhe të përfitoni kompetenca të larta në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Programi Inxhinieri e Ndërtimit në UBT diplomon inxhinierë me një nivel të lartë të kompetencave për të shërbyer profesionalisht në fushën e inxhinierisë strukturore, rrugore, ujërave, gjeoteknikës, materialeve, ndërtimtarisë dhe teknologjisë.
UBT është lider në përgatitjen e kuadrove profesionale në këtë fushë, madje diploma që merret në këtë fakultet është me vlerë të barabartë dhe e pranuar në të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë.
Studioni në institucionin e vlerësuar me pesë yje të ekselencës nga Organizata për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM).