Studio master e Drejta Civile dhe Pronës në UBT

20/10/2020

Keni vendosur të specializoheni dhe të shndërroheni në ekspertë të Drejtës Civile dhe Pronës?

 

UBT është institucioni që përgatitë specialistë të së Drejtës Civile dhe Pronës, falë programit që e ofron me sistem një vjeçar në nivelin master.

 

Programi i studimit E Drejta Civile dhe Pronës ofron njohuri të specializuara për zhvillimet bashkëkohore në fushat e detyrimeve dhe kontratave, proceseve gjyqësore tregtare, të drejtave pronësore, ligjit të konkurrencës ose procesit gjyqësor me të drejta objektive private subjektive, etj.

 

Veçanërisht në Kosovë, ky program është i përshtatshëm për marrëdhëniet juridike ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve privatë, të përfshirë në çështje që janë shumë të rëndësishme për avokatët e angazhuar.

 

Partnerët: Agjencia e Kosovës për Forenzikës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Drejtësisë.