Studio Juridik në UBT!

02/08/2021

UBT ofron programin më unik të fushës së sistemit të drejtësisë, atë të Fakultetit Juridik. Fushat më bashkëkohore të marrëdhënieve biznesore, pronësisë intelektuale, si dhe hetimit të krimeve dhe forenzikës, janë të përmbledhura në një kurrikulë të vetme dhe të bazuar në programet e universiteteve më eminente dhe më të njohura të botës.

 

Me profesionistët më të mirë të fushës së sistemit të drejtësisë, UBT studentëve u ofron profesionalizmin dhe ekspertizën e nevojshme, si dhe mbështetje në sfidat e të mësuarit, përmes përvojave dhe praktikave për zbatimin e ligjit në jetën reale.

 

E veçanta e Fakultetit Juridik në UBT është fakti se mbi 98% e studentëve të këtij drejtimi punësohen qysh në vitin e parë pas përfundimit të studimeve, kjo falë njohurive të fituara nga mësimi aktiv dhe pjesëmarrja e përvitshme në konferenca, punëtori dhe gara ndërkombëtare.

 

Apliko tani!  https://apliko.ubt-uni.net/