Teknologji Informative dhe Komunikim

Informata rreth programit

Qëllimi i këtij programi është të trajnojë dhe certifikojë pjesëmarrësit për Teknologji informative dhe Komunikim, në mënyrë që të dëshmojë për njohuritë dhe shkathtësitë profesionale të funksionimit modern.

Me fitimin e kualifikimit “Teknologji informative dhe Komunikim”, kandidati duhet të dëshmojë për njohuritë në përdorim të kompjuterit dhe të njohë pjesët të tij harduerike dhe softuerike, të kryej kalkulime të ndryshme duke përdorur programin për llogaritje tabelore, të përpilojë projekte dhe t’i organizojë me softuerë të caktuar, të kryej hulumtime të ndryshme dhe t’i analizojë me softuerë të caktuar për analiza statistikore, etj.

 

Rezultatet e pritura

  • Mbështetë përdoruesit në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Analizon kërkesat teknike për të përcaktuar formën e zgjidhjes së tyre
  • Dizajnon dhe planifikon buxhetin, si dhe propozon projekte sipas nevojës.
  • Instalon Harduerë dhe Softuerë duke përfshirë rrjetin kompjuterik, bazën e të dhënave dhe komponentët e sigurisë.
  • Kryen mirëmbajtjen rutinore të pajisjeve dhe sistemeve operative.

 

Kohëzgjatja e programit: 3 muaj

 

Kreditë e fituara gjatë programit: 24 kredi

 

Programi i lëndëve:

  • Teknik profesional për mirëmbajtje të hardverit dhe softverit
  • Profesionalist i certifikuar për MS Project
  • Udhëheqja virtuale dhe puna ne distance
  • Profesionalist i certifikuar për llogaritje tabelare
  • Analiza të të dhënave dhe hulumtime me SPSS
  • Profesionalist i certifikuar për MS Project
  • ECDL

 

Pjesëmarresit mund të certifikohen ndamas për modulet në vijim:

  • Profesionist për analiza të të dhënave me SPSS
  • Profesionalist i certifikuar për llogaritje tabelare
  • Teknik profesional për mirëmbatje të hardverit dhe softverit
  • Profesionalist i certifikuar për MS Project – Menaxhimi i projekteve
  • Profesionalist i certifikuar për MS Project – Udhëheqja virtuale dhe puna në distancë
  • Profesionalist i certifikuar për MS Project 2010

 

Rezultatet e mësimit

  • Kandidatët do të demonstrojnë njohuri të proceseve në sistemet e TIK-ut, duke përfshirë dërgimin, marrjen dhe manipulimin e të dhënave.
  • Demonstrojnë njohuri të një pjese të harduerit, softuerit dhe komponentëve të komunikimit të përdorur në sistemet e TIK-ut.
  • Kandidatët do të përgatiten për mirëmbajtjen e pjesëve harduerike dhe softuerike.
  • Do të përgatiten për analizimin e të dhënave dhe hulumtimeve me SPSS.
  • Do të marrin njohuri rreth menaxhimit të projekteve.
  • Do të përgatiten për udhëheqjen e ekipeve nga distanca.