Misioni i programit është të ofrojë arsimim të cilësisë së lartë duke zhvilluar njohuri të zbatueshme dhe aftësi unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës në industrinë e ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë.
Qëllimi kryesor strategjik i programit është të zhvillojë aftësi dhe njohuri unike për një menaxhim efektiv dhe profesional të çështjeve ligjore, investimeve dhe transaksioneve të pasurive të patundshme duke u bërë shtytësit e ndryshimeve të industrisë së ndërtimeve.
Qëllimi tjetër strategjik i programit nën vlerësim është pajisja e studentëve me aftësi ndërdisiplinore që mund të transferohen shumë lehtë nga një sektor në tjetrin brenda industrisë së ndërtimit, si një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e BPV-së, investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe punësimit në Republikën e Kosovës.
Misioni i programit korrespondon me misionin e përgjithshëm të Kolegjit ESLG në atë mënyrë që njohuritë e zbatueshme dhe aftësitë unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës të industrisë së ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë mund të zhvillohen vetëm përmes ofrimit të të arsimit të cilësisë së lartë në fushën e Menaxhimit të Pasurive të Paluajtshme përmes metodologjisë unike të mësimdhënies dhe lëndëve unike që lidhen fort me nevojat e tregut të punës të sektorit të ndërtimtarisë.