Studimet master tashmë UBT i ofron edhe në programin Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi

15/09/2021

Si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, UBT ka zgjeruar numrin e programeve të studimit, jo vetëm për studimet fillestare por edhe per ato të nivelit master.

 

Kësisoj, UBT ka zhvilluar programin e nivelit master, Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, program në të cilin studentët do të kenë mundësi të specializohen në fushën e muzikës, të gërshetuar me prodhimin digjital dhe menaxhimin.

 

Studentët e këtij drejtimi do të përfundojnë studimet në bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë sektorët e muzikës moderne dhe mediave në industrinë vendore, njëkohësisht duke qenë pjesë e programit ata do përfundojnë me sukses praktikën në një nga sektorët e muzikës moderne.

 

UBT është qendër e dijes, teknologjisë dhe inovacionit!