
Studentët nga Universiteti i Oslos për vizitë zgjodhën UBT
10/03/2014Prishtinë 10 mars 2014- Një grup prej 30 studentëve nga Republika e Norvegjisë, të cilët studiojnë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Oslos, gjatë qëndrimit të tyre disa ditor në Republikën e Kosovës, krahas aktiviteteve tjera, për vizitë akademike kanë përzgjedhur UBT-në, nën organizimin e ligjëruesve të këtij institucioni si Emrush Ujkani dhe Liridon Shurdhani.
Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, studentëve nga shteti norvegjez, përveç që ju dëshiroj mirëseardhje ju mbajti edhe një ligjëratë, për sektorin e edukimit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për UBT-në dhe programet të cilat ofrohen në këtë institucion të dijes. Ai gjithashtu të pranishmeve ju foli për mundësit e studimit në UBT duke u nisur nga fakti se kurrikula e programeve akademike në UBT është e avancuar dhe konform standardeve ndërkombëtare. Ndërsa, z. Emrush Ujkani, para studentëve mysafir, foli për proceset e integrimeve evropiane në Ballkanin Perëndimore, duke u ndalë veçanërisht në rastin e Kosovës, dhe për sfidat të cilat janë duke u ballafaquar vendet e këtij regjion në përmbushjen e agjendës evropiane.
Studentët parashtruan gjithashtu pyetje lidhur me dialogun e Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për mënyrën dhe kulturën e arsimimit në UBT.
Përzgjedhja për vizitën e UBT-së është bërë në bazë të përformancës së shkëlqyeshme që ka treguar UBT-ja, në të gjitha drejtimet e studimeve, për të cilën kanë dëgjuar studentët norvegjez.