
Studentët e UBT-së përcollën punimet e Kuvendit Komunal të Ferizajt
30/01/2015Një grup studentësh të Departamentit të Shkencave Politike në UBT morën pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Ata përcollën nga afër zhvillimin seancës, gjithnjë në funksion të avancimit të njohurive në fushën e funksionimit të institucioneve komunale.