
Studentët e UBT-së organizuan vizitë studimore nëpër Evropë
06/12/2013Prishtinë 5 dhjetor 2013- Mbi i 60 studentët të Fakultetit të Arkitekturës në UBT, gjatë këtyre ditëve organizuan vizitë tetë ditore nëpër vende të ndryshme të Evropës . Këtij organizmi ju bashkëngjiten edhe disa nga stafi akademik si prof. dr. Edmond Hajrizi, prof. Muhamet Ahmeti dhe prof. Ajhan Bajmaku.
Studentët gjatë vizitës në Itali, kanë vizituar Bienalen e arkitekturës në Venedik, dhe objekte me vlera historike të periudhave të ndryshme kohore dhe me stile të ndryshme të ndërtimit, dhe bukuritë natyrore dhe bregdetare. Ata, po kështu kanë vizituar edhe qytete të ndryshme si Dubrovnikun, Rjekën, Lubjanën, vizituan edhe disa pjesë të ndryshme të qytetit të Vjenës, dhe shumë kompani të ndryshme biznesore dhe ndërtimore.
Në qytetin e Vjenës, përveç vizitës nëpër disa zona konkrete urbane ata ndoqën edhe disa ligjërata në Universitetin Teknik të Vjenës, të mbajtur nga prof. Skënder Kosumi me temën “Revitalizimi dhe Regjenerimi i hapësirave urbane” dhe te prof. Thomas Dillinger, me temën “Vienna University of Technologie at a Glance”, kurse presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, foli për bashkëpunimin mes UBT-së dhe Universitetit Teknik të Vjenës.
“Njohurit që i kemi marrë gjatë studimeve për objektet nëpër lëndë të ndryshme na u dha rasti t’i shohim drejtpërsëdrejti, si vizita në objektin e Zaha Hadid, vizita e pallatit mbretëror Schonbrun, vizita në Kampusin e ri të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Teknik të Vjenës, poashtu qytetin e vjetër të Dubrovnikut, mënyra se si objektet i kanë mbijetuar kohës të bënë shumë përshtypje, në Venecia të Italisë, arkitektura e veçantë e cila përsëritej në tërë qytetin, objektet e vjetra të cilat kanë ruajtur stilin e tyre ishte madhështore etj”, tha Blerta Emini, studente në UBT.
Studentëve të UBT-së, komoditet të këndshëm, ju ofruan dhe i mirëpritën edhe hotelet e ndryshme, e sidomos në kryeqytetin e Dobrovnikut, Venedikut, Vjenës etj.