
Studentët e UBT-së organizuan vizitë studimore në Shqipëri
16/03/2011
Studentët e UBT-së organizuan vizitë studimore në Shqipëri
Prishtinë, 4 mars 2011 – Studentët të cilët ndjekin studimet Master në UBT, të të gjitha departamenteve organizuan vizitë studimore në Shqipëri, ku këtij organizmi ju bashkëngjiten edhe disa profesorë të UBT-së dhe disa studiua të arkeologjisë të Shqipërisë.
Përgjatë qëndrimit tre ditorë, profesorët dhe studiues-arkeolog të Universitetit të Tiranës, studentëve ju ligjëruan më shumë për trashëgimin kulturore dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri dhe thanë se 13% e territorit në Shqipëri janë zona të mbrojtura kulturore-natyrore. Këto zona ndahen në gjashtë kategori, e ato janë si Zonat strikte të mbrojtura, Parqet kombëtare ku Shqipëria ka gjithsej 15 parqe kombëtare me mbi 180 hektar, Monumente të natyrës – ka gjithsej 766 monumente të natyrës, ku prej tyre në gjendje ende të pashkatërruar janë 690, rezervatet natyrorë, pejsazhe të mbrojtura dhe zonat e mbrojtura nga burimet e menaxhuara, etj.
Studentët po ashtu vizituan edhe disa qytete të ndryshme dhe kryeqendrën Tiranën, po ashtu vlen të veçohet se aga afër pan edhe bukurit natyrore që ka Shqipëria.
Studentëve të UBT-së komoditet të këndshëm, për tre ditë me radhë, ju ofroj dhe i mirëpriti Hotel “ELBA”, në qytetin Kavajë.