
Studentët e UBT-së morrën pjesë në Panairin e Punës 2014
27/05/2014Prishtinë, 27 maj 2014 – Në kuadër të bashkëpunimit të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), dhe me qëllim të zbutjes së papunësisë në Republikën e Kosovës, kjo shoqatë sot organizoi panairin punës ku ishin prezentë edhe studentët e UBT-së, të organizuar nga Qendra e Karrierës brenda këtij institucioni.
Panairi i organizua nga STIKK kishte synimin qw të prezantojë para studentëve dhe të interesuarve të tjerë mundësitë e punësimit në disa prej kompanive të sektorit të TI-së dhe tjera në Republikën e Kosovë.
Në kuadër të këtij panairi të punës u prezantuan kompani prestigjioze dhe që shquhen për profesionalizëm dhe në vend dhe më gjerë.
Pasi vetëm UBT njihet në vend dhe më gjerë për cilësinë dhe zhvillimin e Fakultetit të për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, dhe Fakultetin Menaxhment, Biznesit dhe Ekonomi, dhe në të nuk mungoi as pjesëmarrja e studentëve të këtyre drejtimeve studimore.
Organizatorët dhe bizneset prezentë përgëzuan angazhimin e studenteve të UBT-së dhe institucionin në përgjithësi.
Ndërsa nga ana tjetër z. Alban Gerguri, nga kompania “Trokit” u shpreh se punonjësit më të mirë në kompaninë e tij janë studentët e UBT-së.