Studentët e UBT-së certifikohen për kriminalistikë aplikative me forenzikë

05/04/2018

Studentët e Fakultetit Juridik, Shkenca Kompjuterike dhe Sistemet e Informacionit në UBT, kanë marrë pjesë në kursin specializues “Kriminialistika Aplikative me Forenzikë”, të mbajtur nga kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, njëherësh ligjërues në UBT, Blerim Olluri.

 

Në këtë kurs studentët kanë mësuar lidhur me metodat apo procedurat shkencore dhe praktike që aplikohen për ndriçimin e veprave penale.

 

Për vijim të suksesshëm të këtij kursi, studentëve u janë ndarë edhe certifikata nga kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri.
Kursi është organizuar falë marrëveshjes së bashkëpunimit që UBT ka me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, i cili ofron shërbime forenzike në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet vendore dhe ndërkombëtare.