
Studentët e Arkitekturës sot udhëtuan për vizitë studimore në Turqi
05/05/2014Prishtinë, 5 maj 2013- Mbi i 60 studentët të Fakultetit të Arkitekturës në UBT, sot kanë udhëtuar për një vizitë studimore në Stamboll të Turqisë. Këtij organizmi studimor përveç studentëve ju bashkëngjiten edhe disa nga anëtarët e stafi akademik që ka ky Fakultet.
Sipas axhendës së paraparë, ky grup i studentëve do të vizitojë ; Panairin Ndërkombëtar të Materialeve, Muzeun Modern të Stambollit, Muzeun Arkeologjik , Milenium Shoping Center -(Akuarium), kalim me anije nëpër Bosfor, etj, dhe vizita e ligjërata të përbashkëta nëpër universitete të ndryshme me të cilat UBT ka marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, si në Universitetin “Mimar Sinan”, në Universitetin “Kadir Has”, etj, etj.
Studentëve të UBT-së, komoditet dhe mirëpritje të këndshme ju ofruan hotelet e ndryshme në Stamboll.