Studentja Ruhada Emini e punësuar në kompaninë “Bottomline Technologies”

21/03/2019

Me qëllim të zhvillimit të shkathtësive teknike dhe aftësimit e gatishmërisë për të sjellë inovacione teknologjike, një numër i madh i vajzave në Kosovë kanë zgjedhur të mposhtin stereotipat gjinorë duke studiuar në një profesion të dominuar tradicionalisht nga burrat, e që është programi i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë.

 

Në këtë drejtim, UBT ka mbështetur fuqishëm studenten Ruhada Emini, e cila ka diplomuar në nivelin bachelor dhe po vijon suksesshëm nivelin master në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë.

 

Falë UBT-së, ajo pati mundësinë të përfitojë nga programi i mobilitetit, ku një semestër të vitit akademik e ka kaluar në Staffordshire University, në Angli.

 

“Jam bërë pjesë e UBT-së duke mos shikuar ofertat e institucioneve tjera në Kosovë, si dhe refuzova të gjitha ofertat e studimit jashtë vendit, pasi në UBT gjeta gjithçka që më duhej të arrija qëllimet dhe synimet e mija”, theksoi ajo.

 

Ruhada tashmë është punësuar në kompaninë “Bottomline Technologies”, si dhe është pjesë e disa projekteve inovative dhe punimeve shkencore që së shpejti do të publikohen në revista ndërkombëtare.

 

“Gjithmonë duke falënderuar UBT-në që më përgatiti për tregun e punës, unë fillova të punoj ende pa i përfunduar studimet bachelor dhe u tregova e suksesshme qysh në hapat e parë të karrierës”, theksoi ajo.

 

Ruhada tregoi se UBT ka një staf vendor dhe ndërkombëtar, sipas saj, ky është edhe një tregues se institucioni përgatit kuadro profesionale për fushat përkatëse.