Studentja e UBT-së, Melisa Bekteshi, fillon praktikën profesionale në Zyrën e Financave në DHL Express Kosova
18/12/2025Melisa Bekteshi, studente e vitit të tretë në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ka filluar praktikën profesionale në DHL Express Kosova, një kompani ndërkombëtare të njohur, duke punuar në zyrën e financave.
Melisa ka treguar një angazhim të lartë akademik dhe profesional gjatë studimeve në UBT, duke kombinuar njohuritë teorike me aftësitë praktike. Praktika në 3P SH.P.K, DHL Express Kosova i ofron asaj mundësinë të zbatojë njohuritë e fituara në kontabilitet dhe menaxhim financiar, si dhe të fitojë përvojë të vyer në një mjedis ndërkombëtar pune.
Përvojat që Melisa po fiton gjatë praktikës do të kontribuojnë në zhvillimin e saj profesional dhe do t’i hapin rrugë mundësive të ardhshme në sektorin financiar dhe kontabilitet.