Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Edisona Rexha, është punësuar në kompaninë “Hotelkey”

bool(false) 11/03/2022

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Edisona Rexha pas studimeve të suksesshme në UBT dhe angazhimit të saj ka arritur që të punësohet në kompaninë “Hotelkey”, në cilësinë e zhvillueses së programeve softuerike.

 

Përzgjedhja e UBT-së si institucion akademik që do ta zhvillonte atë më tutje në rrugëtimin e saj profesional erdhi si rrjedhojë e cilësisë dhe përkushtimit ndaj studentëve që institucioni kishte treguar ndër vite, duke nxjerrë gjenerata të suksesshme.

 

“Vendimin për t’u bërë pjesë e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT ka ardhur duke u bazuar në shumë aspekte, një prej të cilave ishte edhe suksesi që tregonin të afërmit e mi e që kishin studiuar në UBT, duke mos harruar këtu edhe përkushtimin dhe cilësinë që kishte programi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Edisona Rexha.

 

Ajo ka theksuar se UBT përmes programit dhe kurrikulës moderne të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e ka ndihmuar që të angazhohet me teknologjitë më të reja në treg dhe falë angazhimit të dyanshëm sot ajo të përqendrohet në fushën e zhvillimit të programeve softuerike dhe të jetë e sukseseshme.

 

“UBT përmes programit të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri më ka mundësuar që të jem e angazhuar në të gjitha teknologjitë e reja që janë në treg, dhe për këtë arsye mendoj se studimet në UBT janë të veçanta sepse i kushtohet rëndësi asaj se çfarë kërkohet në treg dhe vendosin të na njohin me atë se çfarë do të përballemi në të ardhmen”, ka thënë Edisona.

 

UBT përmes Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri ka nxjerrë shumë kuadro profesionale, të rinj të përkushtuar dhe të motivuar për të punuar në profesionin e tyre, si dhe të aftë për të sjell gjëra të reja dhe inovative në tregun global modern.