Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Fjolla Krasniqi punësohet në kompaninë “Industria Ndërtimore e Kosovës – INK Group”

07/02/2023

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Fjolla Krasniqi pas suksesit të arritur në nivelin bachelor është punësuar në pozitën e arkitektes në kompaninë “Industria Ndërtimore e Kosovës – INK Group”.

Studentja Fjolla Krasniqi tashmë është duke ndjekur studimet në nivelin master në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, me ç’rast ka vlerësuar se studimet në nivelin bachelor kanë qenë të avancuara në çdo aspekt, përderisa e kanë ndihmuar të zhvillohet profesionalisht.

“Stafi akademik dhe administrativ në UBT janë mbështetja më e madhe në çdo hap dhe aktivitet, i cili zhvillohet në mënyra vullnetare duke përfshirë punëtori, forume, organizime të ndryshme, si dhe vizita me qëllim të zhvillimit profesional dhe akademik të studentëve”, ka thënë Krasniqi.

Shumica e studentëve të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, apo rreth 98 për qind e tyre, tashmë janë të punësuar në kompani vendore dhe ndërkombëtare, duke e zhvilluar karrierën e tyre dhe dëshmuar suksesin e arritur në studimet.