Studentja e Arkitekturës, Vesa Berisha, përfaqëson Kosovën në shkollën verore ndërkombëtare GUSEGG 2025 në Austri

05/08/2025

Vesa Berisha, studente e Arkitekturës, ka marrë pjesë në Graz International Summer School Seggau (GUSEGG) 2025, të organizuar nga Universiteti i Graz-it në Austri.

E përzgjedhur si njëra nga katër përfaqësuese nga Kosova, Vesa pati mundësinë të përfaqësojë vendin tonë në këtë platformë të rëndësishme akademike, e cila bashkon studentë dhe profesorë nga mbi 30 shtete të botës.

Gjatë dy javëve intensive, Vesa mori pjesë në ligjërata, seminare dhe diskutime ndërdisiplinore të udhëhequra nga profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku u trajtuan tema të rëndësishme.

Përmes punës grupore, prezantimeve akademike dhe aktiviteteve kulturore, Vesa jo vetëm që thelloi njohuritë e saj, por gjithashtu ndau përvoja dhe ide me studentë nga kultura e vende të ndryshme të botës.

“Kjo eksperiencë më ka dhënë inspirim të madh si studente, si dhe ka forcuar aftësitë e mia për të reflektuar mbi rolin e arkitekturës në kontekstet globale të transformimit shoqëror dhe urban”, u shprehet Vesa.

Fakulteti i Arkitekturës e përgëzon Vesën për këtë arritje dhe inkurajon të gjithë studentët tanë që të aplikojnë në mundësi të tilla ndërkombëtare, që i ndihmojnë në zhvillimin profesional dhe akademik.