Studenti i UBT-së, Gent Abazi, përfitues i bursës për shkëmbim studentor në La Sapienza University of Rome, në Itali

09/12/2021

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Gent Abazi është përfitues i bursës për shkëmbim studentor në La Sapienza University of Rome, në Itali, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Programi unik, me mundësi të shumëfishta për zhvillimin akademik në karrierë, infrastruktura moderne, si dhe ambienti i përshtatshëm për studime kualitative, kanë bërë që Genti t’i bashkohet UBT-së, për të nisur një rrugëtim të suksesshëm në karrierën e tij akademike.

 

“Programi i UBT-së për fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri ka qenë shumë sfidues dhe mirë i përgatitur, ndaj edhe mund të them se më ka ndihmuar shumë në përforcimin e njohurive personale në fusha të ndryshme”, ka thënë ai.

 

Shkëmbimin studentor në kuadër të programit Erasmus+, studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Gent Abazi, e sheh si një mundësi për t’u integruar në kultura të reja dhe të ndryshme, duke marrë kështu një përvojë të cilën mund ta sjell në Kosovë dhe ta ndaj me kolegët e tjerë.

 

“Që nga momenti që fillova studimet në UBT, qëllimi im ka qenë      të bëhem pjesë e programeve për studim jashtë vendit, pasi që mendoj se këto programe zhvillojnë jashtëzakonisht shumë aftësitë sociale e profesionale të studentëve. Unë aplikova në La Sapienza University of Rome, në Itali, për arsye se është një universitet shumë i vjetër dhe i njohur për kualitetin e tij në fushën e inxhinierisë”, ka thënë Abazi.

 

Genti është një nga shumë studentët e UBT-së që falë partneritetit ndërkombëtar të institucionit me shumë universitete të botës, si dhe me programin Erasmus+, vijojnë studimet për një semestër jashtë vendit, duke përfituar kështu përvoja në aspekte të ndryshme të jetës.