Studenti i UBT-së, Enis Buca është punësuar në firmën “RC Cola Kosova”

13/03/2023

Studenti i nivelit master në programin Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT, Enis Buca pas rezultateve të suksesshme përgjatë studimeve dhe arritjen e njohurive të nevojshme, është punësuar në firmën “RC Cola Kosova”, ku e bën punën e mirëmbajtësit të procesit të prodhimit, duke filluar nga sigurimi i sigurisë së produkteve finale dhe sigurimi i kualitetit.

Enis Buca ka vlerësuar se studimet akademike në UBT kanë qenë të duhura dhe të dobishme për arsye se ka përfituar bazamentin e njohurive në lidhje me shkencat e ushqimit dhe përvoja të paharrueshme me kolegë.

“Studimet në UBT i bën të veçanta hapësira e madhe që u jepet studentëve përmes një infrastrukture moderne për praktikë, si dhe kurrikula multidisiplinare që përfshin edhe teorinë. Ndër të tjera, UBT ofron edhe mundësi për praktika profesionale në kompani vendore e ndërkombëtare për të avancuar njohuritë tona rreth fushës së studimit, duke dëshmuar kështu cilësi dhe lidership në arsim”, ka thënë ai.

Shumica e studentëve të programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit janë ambientuar lehtësisht në tregun e punës, duke bërë që numri i profesionistëve dhe ekspertëve të këtij drejtimi që janë diplomuar në UBT t’i kontribuojnë Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme.