Studenti i Shkencave Politike, Edin Pula, përfitoi bursë studimi në National University of Public Service

07/08/2020

Edin Pula është student i Fakultetit Shkenca Politike në UBT, i cili jetësoi ëndrrën e tij për të vazhduar studimet në një universitet të njohur në botë.

 

Ai përmes UBT-së vijoi studimet për një semestër në universitetin shtetëror për shërbime publike, në Budapest të Hungarisë, saktësisht në National University of Public Service.

 

Edini është vetëm njëri nga qindra studentë të UBT-së që janë pranuar dhe kanë vijuar studimet nëpër universitete prestigjioze në botë. Pas përfundimit të studimeve me bursa, studentët e UBT-së po kthehen në Kosovë me dëshirën më të madhe për të dhënë kontribut ngaqë po përfitojnë kompetenca të larta, përvojë që synojnë ta ndajnë në vendin e tyre.

 

UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me 450 universitete dhe institucione të njohura ndërkombëtare, të cilat parashohin shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, bashkëpunim në aspektin shkencor dhe teknik, vizita studimore, etj.