Studenti i Inxhinierisë së Energjisë punësohet në kompaninë “Muqa Solar Company”

26/11/2020

Studenti i vitit të tretë të Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, Albert Guri, është punësuar ne kompaninë e specializuar për projektimin dhe montimin e paneleve solare dhe paneleve termike “Muqa Solar Company”.

 

Pas më shumë se dy muaj praktike, falë punës intensive dhe njohurive të fituar përgjatë studimeve, atij mundi i është shpërblyer me punësim në këtë kompani.

 

Alberti vlerësoi se studimet dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me profesorët ia ka mundësuar ta fillojë karrierën ende pa diplomuar.

 

“Këtë vit e kam filluar praktikën time të parë. Përvoja ime disa mujore aty është përmbushur edhe më shumë duke i kombinuar teoritë e mësuara në UBT me punën praktike. Rëndësinë e këshillave të ligjëruesve e kuptova ditën e parë të punës, ku çdo gjë të mësuar më herët, aty po e zbatoja”, tha ai.

 

Ndërkaq, Alberti theksoi se një ndër institucionet që ofron cilësi të lartë gjatë studimeve dhe që i ka ndihmuar shumë në aspektin profesional dhe akademik, ishte UBT.

 

“Gjatë studimeve kam parë se angazhimi i profesorëve në punë është për t’u marrë shembull. Është universitet me cilësi dhe standarde të larta, ndaj shpresoj që në të ardhmen të jem pjesë e kuadrove të mira që kanë dalë nga këtu”, potencoi ai.