Studentët e UBT-së vizituan punimet që po kryhen në Spitalin Pediatrik në QKUK nga kompania “Mabetex”

12/12/2018

Studentët e nivelit master, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, kanë realizuar vizitë studimore në kantierin e ndërtimit të Spitalit Pediatrik në QKUK, që po ndërtohet nga Mabetex, në Prishtinë.

Vizita është bërë në kuadër të lëndës “Teknologji Ndërtimore II”.

 

Studentët u pritën nga inxhinierët e profileve të ndryshme të kompanisë në fjalë, të cilët i njohtuan studentët me punishten dhe me rrjedhën e punimeve.

Ata sqaruan për studentët nivelin e ndërtimeve, masat e sigurisë në punë, sistemin skeletor të objektit, ndërkaq fokusi ishte tek pahitë dhe skelet prej fletëzave të aluminit dhe konstruksioneve të çelikut, si sistem modern që kontribuon në shpejtësinë e teknologjisë së punëve ndërtimore.

 

Gjithashtu, gjatë takimit me studentët e UBT-së, ata sqaruan edhe fazat kryesore për realizim e projektit, si dhe përmenden edhe planin dinamik, ditët e humbura e mundësinë për zgjatje dhe mekanizimin që përdoret për kryerjen e punimeve në këtë periudhë.

 

Gjatë periudhës së përshtashme kohore në muajt në vijim, studentët e UBT-së pritet të vizitojnë edhe fazat e tjera të punimeve në këtë projekt.