Studentët e UBT-së vizituan laboratorin për testim të materialeve ndërtimore “Proing”

30/01/2019

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, vazhdimisht po organizon vizita të karakterit studimor nëpër kompani vendore dhe jo vetëm, me qëllim të ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës, si dhe për përfituar njohuri e përvoja profesionale.

 

Së fundmi, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Inxhinierisë e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, kanë vizituar laboratorin për testim të materialeve ndërtimore “Proing” në Prishtinë, në kuadër të lëndës Teknologjia e Betonit.

 

Në këtë laborator, studentët patën rastin të realizonin disa teste të cilësisë dhe rezistencës së materialeve të betonit apo çimentos.

 

Studentët bashkërisht me teknikët e laboratorit “Proing”, i diskutuan edhe mostrat që ata i kanë zhvilluar në laboratorin inovativ të UBT-së, me ç’rast komentuan rezultatet e fituara përfshirë masën vëllimore, peshën specifike, rezistencën e shtypjes etj.