Studentët e UBT-së vizituan autoudhën “Ibrahim Rugova”

15/01/2019

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, përkatësisht të specializimit të Komunikacionit dhe Infrastrukturës, kanë realizuar vizitë studimore në autoudhën “Ibrahim Rugova”, konkretisht pjesën Arllat-Suharekë, me ç’rast në fokus kanë qenë elementet e pajisjeve dhe të sinjalizimit të autoudhës, si elemente të rëndësishme në sigurinë e komunikacionit rrugor.

 

Gjatë vizitës studimore në autoudhë studentët, të shoqëruar nga profesori Nol Dedaj, kanë evidentuar disa elemente të rrugës, të cilat paraqesin një rrezik potencial për aksidente te komunikacionit, përfshirë mosmirëmbajtjen e pahijeve elastike,  pusetat për përcjelljen e ujët janë mbuluar nga mbeturinat, mungesa e kapakëve të pusetave rrezikon qarkullimin e automjeteve, disa nga shenjat për lajmërim apo për rrezik nuk janë vendosur në vende të duhura, si dhe sinjalizimi vertikal është vendosur në bazë të standardeve evropiane.

 

Vizita të ngjashme po mbahen në vijimësi, me qëllim të bashkërendimit të pjesës teorike dhe praktike të studimeve.