Studentët e UBT-së realizuan një vizitë studimore në Fabrikën “Ahikos Furniture”

11/05/2023

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, të shoqëruar nga profesori Rajan Arapi kanë realizuar një vizitë studimore në Fabrikën “Ahikos Furniture”.

Gjatë vizitës, studentët kanë pasur mundësinë të shohin procesin e prodhimit të mobilieve dhe kanë mësuar më shumë rreth teknologjive dhe strategjive të biznesit që përdoren në industrinë e mobilieve.

Kjo vizitë studimore ka qenë e rëndësishme për të ndërtuar njohuritë e studentëve dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë se si funksionon industria e mobilieve në Kosovë.