Studentët e UBT-së marrin pjesë në një seancë gjyqësore të vërtetë

08/04/2019

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, me ç’rast edhe e ndoqën nga afër një seancë gjyqësore të udhëhequr nga gjykatësi, Hamdi Ibrahimi.

 

Një vizitë e tillë është bërë pas realizimit të disa seancave simuluese nga studentët e po të njëjtit fakultet, ndërkaq vizita e fundit u bë me qëllim që studentët të marrin njohuritë themelore mbi format dhe mbarëvajtjen e një seance të vërtetë gjykimi.

 

Studentët e Fakultetit Juridik realizojnë vizita të tilla studimore, por edhe marrin pjesë në gara të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, me qëllim që të bashkërendojnë edhe në praktikë njohuritë e tyre profesionale.