Studentët e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT janë duke vijuar kursin e skijimit në Brezovicë

30/01/2024

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkenca të Sportit dhe Lëvizjes në UBT këto ditë janë duke e vijuar pjesën praktike të kursit të skijimit.

Ata nën përcjelljen e Dekanit të Fakultetit, Prof. Ass. Dr. Agron Thaqi dhe profesor Abedin Bahtiri, janë duke qëndruar në Brezovicë.

Në kuadër të programit të lëndës, ata do të mësojnë elementet teknike të shkollës fillestare të skijimit, me ç’rast do të përfitojnë njohuri rreth rregullave, tipeve, si dhe rreth pajisjeve të cilat përdoren gjatë rrëshqitjes me ski.