Studentët e programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompanitë “Kabi” dhe “Malësia” në Gjilan

01/12/2022

Studentët e programit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën e përpunimit të qumështit “Kabi” dhe atë të mishit “Malësia”, në komunën e Gjilanit, ku kanë parë nga afër punën dhe angazhimin e stafit të këtyre kompanive dhe teknologjitë me të cilat punohet në to.

Gjatë kësaj vizite në këto industri, studentët u njohën nga afër më të gjitha proceset e përpunimit të qumështit dhe të mishit nga lënda e parë e deri tek dalja në treg e prodhimeve, si dhe mbi praktikat e mira higjienike dhe praktikat e mira të prodhimit.

Studentët shfaqën interesimin dhe diskutuan me përfaqësuesit e bizneseve edhe mbi temat kryesore që lidhen me respektimin e standardeve dhe sigurisë ushqimore për të nxjerrë në fund një produkt të sigurt për t’u konsumuar.

Pas vizitave, studentët së bashku me profesorët dhe përfaqësuesit e këtyre dy kompanive kanë zhvilluar një forum diskutimi, në të cilin u fol rreth sfidave të këtyre industrive, rreth shqetësimit të mungesës së fuqisë punëtore e cila ndikon së tepërmi në zhvillimin dhe avancimin e bizneseve të këtij sektori.