Studentët e MBE-së vizitojnë kompaninë “Pestova”

05/06/2019

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT, kanë zhvilluar vizitë studimore në kompaninë “Pestova”, me ç’rast janë informuar lidhur me aktivitetet biznesore, menaxhimin dhe projektet që zhvillohen në kuadër të kompanisë.

 

Vizita është realizuar në shoqërimin e profesorit Hazer Dana, teksa studentët janë njoftuar me sistemin se si funksionon kjo kompani, standardet me të cilat punon dhe rezultatet që ka arritur kompania që nga themelimi.

 

Studentët e MBE-së patën rastin që vizitojnë ambientet e përpunimit të patates në chips dhe produkteve tjera,  si dhe panë laboratorët e kompanisë që përdoren për kontroll të cilësisë.

 

Fakulteti Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi veç ligjëratave, organizon edhe vizita të tilla studimore me qëllim që studentët të përfitojnë njohuri për menaxhimin e bizneseve dhe organizatave tjera.