Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT zhvillojnë vizitë studimore në Sh.F.M.U. “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë

06/04/2024

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, së bashku me profesoreshën Diana Sejdiu – Shala, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kuadër të lëndës “Psikologji e Edukimit”.

Vizita u zhvillua në Sh.F.M.U. “Shkolla e Gjelbër”, në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorin e Shkollës, Besart Ismajli, i cili u prezantoi studentëve historikun e shkollës dhe planprogramet mësimore.

Kjo vizitë u realizua me qëllim që studentët të njoftohen nga afër me procesin edukativo-arsimor dhe rolin e psikologut në shkolla. Gjatë vizitës, studentët vëzhguan në mënyrë sistematike se si bëhet realizimi i një ore mësimore sipas kurrikulës, sfidat gjatë këtij procesi dhe si krijohen raportet nxënës-mësimdhënës-prindër.