Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë vizituan Termokosin

27/11/2020

Studentët e vitit të dytë Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, realizuan vizitë studimore në ngrohtoren e qytetit “Termokos”, nën shoqërimin e profesorëve Vehbi Sofiu, Besa Veseli, Nexhmi Krasniqi, Afete Shala, Nexhat Balaj, Faton Maloku, Sami Gashi, Armend Ymeri dhe Afrim Osmani.

 

Ata u pritën nga udhëheqësi i ngrohtores, Blerim Morina, ku patën nga mundësinë të shohin nga afër efektivitetin dhe efikasitetin e energjisë nga kogjenerimi i Kosovës B, deri në shpërndarjen e ngrohjes te konsurmatorët përmes metodës së pompimit.

 

Studentët poashtu u njoftuan edhe për sistemin e punës së operimit në qendrën monitoruese, në të cilin monitorohet komplet rrjeti gjenerues dhe furnizues për ngrohjen e qytetit të Prishtinës.