Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë realizuan vizitë studimore në Institutin Hidrometerologjik të Kosovës

06/01/2021

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë realizuan vizitë studimore në IHMK (Instituti Hidrometerologjik i Kosovës), të cilët u pritën nga përgjegjësi i institutit njëherësh edhe profesor i UBT-së Shkumbin Shala.

 

Ata patën rastin të shohin nga afër infrastrukturën monitoruese të stacioneve elektronike për parametrat e rrezatimit diellor, shpejtësisë së erës, matjet gjeotermale dhe parametrat e grimcave ndotëse nga djegjet fosile.

 

Studentët poashtu vizituan edhe laboratoret e sofistikuara që ka institute për të gjitha analizat e mundshme ndotëse dhe aplikimin e platformës programore për monitorimin dhe menaxhimin e të dhënave në sistemin online.

 

Vizita ka pasur karakter interaktiv ku studentët vazhdimisht parashturan pyetje duke i ndërlidhur njouritë teorike të fituar përgjatë ligjëratave.