Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor realizojnë vizitë studimore në Kazermën, “Adem Jashari”

11/03/2020

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor realizuan vizitë në kazermën, “Adem Jashari”, me qëllim të incizimit dhe përpilimit të projektit ideor për dizajnimin obiliskut.

 

Studentët e këtij fakulteti do të jenë pjesë e garës e cila është organizuar nga përgjegjësit e kazermës “Adem Jashari”, ku qëllimi kryesor i kësaj gare është rikthimi i vlerës dhe të jepet identiteti i obeliskut, që do të shndërrohet në muze për vizitorë.

 

Gara për dizajnimin e obiliskut në kazermë do të organizohet në muajin prill në mes të shkollave të arkitekturës në Kosovë.

 

Njëra ndër qëllimet kryesore të këtij fakulteti është të ofrojë njohuri dhe të përgatis ekspertë arkitektonikë për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin në arkitekturë dhe përmirësimin e aspekteve estetike, si dhe të efikasitetit. Përgjatë studimeve, studentëve iu ofrohet mundësi të shumta për njohuri themelore të nevojshme për të kuptuar procesin e dizajnit arkitekturor.