Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor realizojnë vizitë studimore në fshatin Struzhë

28/10/2020

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinorë kanë realizuar dy vizita studimore në fshatin Struzhë të Prizrenit, ku qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte analiza, matja e objekteve të banimit si dhe krijimi i projekteve ideore për revitalizimin dhe restaurimin e këtyre objekteve.

 

Ndërkaq, fakulteti i ka realizuar vizitat me qëllim të analizave të strukturave  konstruktive të objekteve të banimit si dhe për të analizuar potencialet për trajtimin e fshatit në aspektin urban, kulturor, në aspektin e turizmit, ekonomik e sportiv.

 

Me një ndërlidhje të ngushtë të teorisë dhe praktikës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor për studentëve e vet, ofron njohuri dhe përgatit ekspertë arkitektonikë për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin në arkitekturë dhe përmirësimin e aspekteve estetike, si dhe të efikasitetit.