Studentët e Fakultetit Stomatologji në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në kopshtin “Ardhmëria Jonë” në Lipjan

13/06/2022

Studentët e Fakultetit Stomatologji në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Afërdita Gashi Rizaj, në kuadër të lëndës zgjedhore “Stomatologjia dhe Komuniteti”, zhvilluan një vizitë studimore në kopshtin “Ardhmëria Jonë” në Lipjan.

 

Në kuadër të kësaj vizite studentët patën mundësi të promovojnë të gjitha njohuritë që i kanë përfituar deri më tani rreth shëndetit oral tek parashkollorët, si dhe bashkëbiseduan me fëmijët mbi rëndësinë e ruajtjes dhe mbikëqyrjes së dhëmbëve.

 

Ndër të tjera, studentët këshilluan fëmijët e kopshtit “Ardhmëria Jonë”, rreth mirëmbajtjes së higjienës orale, rëndësisë së vizitave të rregullta stomatologjike, por edhe rreth të ushqyerit shëndetshëm.

 

Këto vizita në kuadër të Fakultetit Stomatologji në UBT, ndihmojnë studentët që mësimin teorik ta kthejnë në praktikë, duke thelluar më shumë njohuritë e tyre, por edhe duke plotësuar diturinë rreth profesionit, për të qenë sa më të përgatitur dhe të gatshëm për punë.