Studentët e Fakultetit Stomatologji në UBT, vizituan shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

24/05/2022

Studentët e Fakultetit Stomatologji në UBT, së bashku me profesoreshën Afërdita Gashi-Rizaj dhe profesoreshën Merita Sadiku, në kuadër të departamentit të Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, kanë realizuar një vizitë në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, për t’i njoftuar nxënësit e ciklit të ulët për rëndësinë e shëndetit oral.

 

Në kuadër të kësaj vizite studentët patën mundësi që nxënësve të klasëve të para dhe të dyta t’ua demonstrojnë teknikat e mirëmbajtjes së higjienës orale, të flasin me ta për rëndësinë e vizitave të rregullta stomatologjike, por edhe për të ushqyerit shëndetshëm si masa të përgjithshme të promovimit të shëndetit oral.

 

Përzgjedhja e kësaj grup moshe për t’i vizituar, nga ana e stafit akademik të Fakultetit Stomatologji dhe studentëve, është parë si e nevojshme për të intervenuar në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e shëndetit oral dhe rëndësisë së tij në shëndetin e përgjithshëm.