Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në industrinë e mishit “Gerberland” në Gjakovë

bool(false) 20/06/2022

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, dega në Prizren, të shoqëruar nga profesori Medin Zeqiri, në kuadër të lëndës “Lëndët e para me origjinë shtazore”, kanë zhvilluar një vizitë studimore në industrinë e mishit “Gerberland” në Gjakovë.

 

Në këtë vizitë, studentët u njoftuan nga drejtori i kësaj industrie, Rifat Thaqi, me punën dhe angazhimin e punëtorëve në industrinë dhe proceset e therjes së kafshëve që nga ferma për pushim para therjes, trullosjen, therjen, sh’gjaksimin, heqjen e lëkurës, eviscerimin, inspektimin e proceseve para therjes, gjatë dhe pas therjes, deri te maturimi i karakasave të mishit.

 

Vizitat e tilla në kuadër të lëndëve praktike në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, shërbejnë që studentët të përforcojnë njohuritë e tyre rreth profesionit, si dhe për të qenë më të përgatitur në të ardhmen.