Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi vizituan Bankën Qendrore të Kosovës

29/03/2024

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, realizuan një vizitë studimore në Bankën Qendore të Kosovës (BQK).

Studentët u pritën nga zyrtarët dhe personat përgjegjës brenda Bankës Qendrore të Kosovës, të cilët i informuan studentët rreth rolit dhe përgjegjësive që BQK ka si institucion, si dhe rreth zhvillimeve të fundit në sektorët e ndryshëm që mbulohen nga BQK.

 

Përgjatë vizitës, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, zhvilluan një interaktivitet të frytshëm me zyrtarë të këtij institucioni rreth shumë çështjeve ekonomike e financiare, rreth funksionimit të sistemit të pagesave, funksionimit të mbikëqyrjes financiare, menaxhimit të mjeteve, letrave me vlerë, si dhe aktivitete të tjera që po organizohen nga BQK.

 

Gjatë vizitës, studentët bashkëbiseduan me zyrtarët e BQK-së rreth shumë çështjeve ekonomike e financiare, rreth funksionimit të sistemit të pagesave, funksionimit të mbikëqyrjes financiare, menaxhimit të mjeteve, letrave me vlerë e aktiviteteve tjera që po organizohen nga BQK.