Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT certifikohen për platformën për biznes “Capsim”

24/05/2021

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në nivelin master, kanë ndjekur ligjërata në platformën unike të menaxhimit “Capsim”, platformë në të cilën iu është mundësuar simulimi i funksionimit të një biznesi.

 

Ligjëratat dhe simulimi përgjatë gjithë semestrit u bë nga eksperti i njohur i fushës së biznesit, ligjëruesi në UBT, Carlos Gutierrez, dhe i përkrahur nga ligjëruesi Bejtush Ademi, në kuadër të lëndës “Konsulencë menaxheriale”.

 

Gjatë këtij simulimi, studentët janë ndarë në grupe, teksa secili grup ishte një kompani në vete, brenda së cilës, secili student kishte një funksion të caktuar menaxhimi.

 

Grupet gjetën metodat më efektive të të bërit biznes, ndërkaq, sikurse edhe një biznes i vërtetë, bizneset e tyre të simuluara patën uljet dhe ngritjet e veta, duke i marrë për bazë të gjithë faktorët ekonomikë.

 

“Capsim” është një platformë që zhvillon simulime të biznesit dhe vlerësime të bazuara në simulime, që matin dhe zhvillojnë aftësitë kritike të biznesit, të nevojshme për sukses në karrierë biznesi.