Studentët e Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Frigo Star”, në Rahovec

17/06/2022

Studentët e Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “Frigo Star”, në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit, me qëllim për t’u njoftuar nga afër me punën dhe angazhimin e stafit të kësaj kompanie.

 

Në kuadër të lëndës “Inxhinieria e Proceseve”, gjatë kësaj vizite studentët patën mundësi të diskutojnë rreth specifikave që janë të rëndësishme gjatë fazës së dizajnimit dhe prodhimit e që ndërlidhen me projektin e “SmartBin”, të cilin studentët e kanë zhvilluar gjatë këtij semestri.

 

Vizitat e tilla në kuadër të Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, ndihmojnë studentët të thellojnë njohuritë e tyre rreth profesionit, si dhe të përgatiten për të punuar në të ardhmen në tregun vendor dhe në atë ndërkombëtar.