Studentët e Fakultetit Juridik të nivelit master realizojnë vizitë studimore në ARKEP

12/02/2021

Studentët e nivelit master, drejtimi Forenzikë Kompjuterike në Fakultetin Juridik në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Autoritetin  Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

 

Studentët u pritën nga shefi i njësisë për siguri kibernetike, Shpend Lutfiu, si dhe nga profesoresha Rrezarta Ajeti, shefe e departamentit ligjor në këtë institucion, ku u njoftuan për së afërmi mbi punën dhe fushëveprimtarinë që ky institucion zhvillon.

 

Ndër të tjera studentët u njoftuan rreth kodeve të internetit, sigurisë kibernetike, krimeve kibernetike, standardeve teknike dhe organizative të sigurisë dhe integritetit të rrjeteve të internetit, vlerësimit të rrezikut, masave të sigurisë, raportimin e incidenteve si dhe shkëmbimin e informacionit.

 

Fakultetit Juridik në UBT, përmes standardeve të larta të studimit vazhdon që të fuqizojë studentët, duke i mbështetur ata profesionalisht në sfidat e tyre në fushën e juridikut, me ekspertët më të mirë të kësaj fushe.