Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në autoudhën “Ibrahim Rugova” dhe lagjen “Dardania” në Prishtinë

14/06/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, specializimi komunikacionit dhe infrastrukturës, të udhëhequr nga profesori Nol Dedaj, kanë zhvilluar një vizitë studimore në autoudhën “Ibrahim Rugova” dhe në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

 

Qëllimi i studentëve për këtë vizitë studimore kanë qenë elementet e pajisjeve dhe të sinjalizimit të autoudhës, të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e komunikacionit rrugor.

 

Studentët gjatë kësaj vizite kanë evidentuar disa elemente të rrugës të cilat paraqesin një rrezik potencial për aksidente të komunikacionit siç janë: mos mirëmbajtja e ujëmbledhësve, pusetat për përcjelljen e ujit të mbuluara nga mbeturinat, kanalet drenazhuese për përcjelljen e ujit të mbuluara nga vegjetacioni, mungesa e kapakëve të pusetave që rrezikon qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve, si dhe mos vendosjen e disa sinjalizimeve në vende të duhura.

 

Në kuadër të lëndëve praktike në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, studentët kanë mundësi të realizojnë vizita të tilla studimore, të cilat do t’iu shërbejnë për të përfituar njohuri të reja dhe për të parë nga afër punën të cilën do ta bënin pas përfundimit të studimeve.