Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT vizituan kompaninë “SINJAL”, në Ferizaj

12/04/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, kanë vazhduar me vizitën e radhës studimore të tyre, kësaj radhe duke vizituar kompaninë “SINJAL”, në qytetin e Ferizajt.

 

Në këtë vizitë studimore, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, u njoftuan nga përfaqësuesi i kompanisë me prodhimin e shenjave, mënyrën e instalimit të tyre, si dhe për mënyrën e ekzekutimit të këtyre shenjave.

 

Nga kjo vizitë studimore, studentët u njoftuan për llojin e materialeve që përdorin për prodhimin e këtyre shenjave, strukturën e tyre, për dimensionet sipas standardeve në bazë të kategorisë së rrugëve, si dhe për materialet reflektuese që aplikohen në këto shenja.

 

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, zhvilluan një interaktivitet të frytshëm me përfaqësuesit e kompanisë, duke u interesuar në detaje për makineritë, teknologjitë që aplikojnë, si dhe për prodhimin dhe instalimin e shenjave vertikale dhe horizontale.