Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, vizituan parkun e energjisë elektrike në Shalë të Bajgorës

bool(false) 27/05/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, të shoqëruar nga profesorët e UBT-së, kanë realizuar një vizitë studimore në parkun e gjenerimit të energjisë elektrike me turbina me erë në Shalë të Bajgorës.

 

Në këtë vizitë studimore studentët u pritën nga inxhinierët përgjegjës të turbinave me erë dhe nga inxhinierët përgjegjës në pjesën operative të sistemit shpërndarës, me ç’rast u njoftuan mbi procesin e punës në këtë park si dhe me ambientet përreth tij.

 

Nga kjo vizitë studentët patën rastin të informohen mbi gjenerimin e energjisë nëpër pikat ku janë të vendosura pozicionet e turbinave deri te transformimi i tensionit me lidhjen e përcjellësve elektrik në trafostacionin e nivelit 110kV që është shpërndarësi i energjisë elektrike KOSTT.

 

Vizitat e ngjashme janë në shërbim të studentëve për të thelluar më tepër njohuritë e tyre për profesionin dhe të praktikojnë nga afër lëndët përkatëse për t’ia lehtësuar qasjen në vendin e punës.